Këta janë musketerët e Gjilanit (FOTO)

Gjilani është njëra ndër skuadrat që nuk ka ndërprerë stërvitjet edhe pas përfundimit të fazës vjeshtore të kampionatit. Bardh e kuqtë të udhëhequr nga Arbnor Morina kanë vazhduar përgatitjet në sallën e fitnesit dhe pritet që të vazhdojnë deri në fundin e dhjetor, afër festave të fund vitit, shkruan Gazeta Sheshi.

Atmosfera duket fantastike në dhomat e zhveshjes tek futbollistët e Gjilanit, derisa këtë sezonë janë ballafaquar jo pak me probleme. Por, siç duket ato tashmë i takojnë të shkuarës dhe është koha për sfida të reja.

Gjilani mbylli edicionin vjeshtor në mënyrën më të mirë, duke triumfuar në dy ndeshjet e fundit ndaj Prishtinës në shtëpi (1-0) dhe Trepçës në udhëtim (0-2), për tu konsoliduar në mesin e tabelës.

15241777_1351365118228519_7085567672990854252_n/Gazeta Sheshi/