Feniksi ndalet nga Liburni

Super-derbi i elitës së futsallit kosovar ndërmjet Liburnit nga Gjakova dhe Feniksit nga Drenasi ka përfunduar baras, 3:3.

Në prani të rreth 2 mijë shikuesve në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë u zhvillua një ndeshje e fortë, por që në fund nuk prodhoi fitues, shkruan Gazeta Sheshi.

Ky ishte barazimi i parë i Feniksit pas tetë fitoreve, derisa Liburni dëshmoi se do të jetë konkurrent i madh për titull bashkë edhe me Besën e Pejës dhe Prishtinën.