Zyrtare: Dior Zabërgja largohet nga Vëllaznimi, pritet rikthimi tek Vushtrria

Dior Zabërgja dhe Vëllaznimi kanë ndarë rrugët. Futbollisti vushtrrias ka shkëputur marrëveshjen me skuadrën nga Gjakova, derisa pritet rikthimi tij tek skuadra e fëmijërisë Vushtrria, bën të ditur faqja Fansat e Futbollit kosovar.

Zabërgja i cili më parë kishte luajtur për Llamkos Kosovën ishte transferuar tek skuadra e Vëllaznimit në janarin e këtij viti, por siç duket marrëveshja tashmë është ndërprerë dhe futbollisti do rikthehet tek Vushtrria.

/Gazeta Sheshi/