5 mënyra për të rritur biznesin tuaj përmes marketingut në facebook

Facebook vazhdon të jetë rrjeti social më i fuqishëm në planet me mbi 1.79 miliardë përdorues aktivë në muaj, që nga tremujori i tretë i vitit 2016. Në tremujorin e tretë të vitit 2012, numri i përdoruesve aktivë të Facebook-ut  ka tejkaluar 1 miliard.  Bizneset thjesht nuk mund të injorojnë Facebook-un si pjesë e strategjisë së tyre të marketingut online.

 

# 1: Brendoni faqën tuaj: Nuk ka më keq se sa një faqe që nuk ka Timeline foto  apo ka një të tillë që është projektuar dobët. Në qoftë se kanë ardhur në faqen tuaj të biznesit  dhe kanë  kaluar dhjetë sekonda në të, menjëherë do ta dinë se çfarë serioziteti ka  biznesi. Ky është qëllimi i  fotos tuaj në Timeline – kjo është një hyrje, një shtrëngim duarsh i cili ka rëndësi të madhe në vazhdimwsin e lidhjes suaj me ndjekësit tuaj.

Krijoni logon dhe vendoseni në foton e profilit , shfaqni të dhënat e biznesit tuaj si vendi në hartë ,numri I telefonit dhe email adresa.

 

# 2: Jepni përdoruesve të facebook-it një arsye për t’u bërë ndjekësit tuaj: Pasi dikush pëlqen faqen tuaj, ju do të doni të ju jepni atyre arsye për të vazhduar të shikojnë  faqen tuaj. Qëllimi juaj është që ndjekësit tuaj të lexojnë postimet tuaja dhe pastaj të klikojnë në ndonjë lidhje me web-faqen tuaj(Shto Facebook Like box(Pëlqe) në web-faqen tuaj.), të komentojnë, si dhe të ndajnë atë që lexojnë me miqt e tyre.Posto shpesh,nuk ka numër specifik për të pasur postime ideale, por nuk ka asgjë të keqe që ju të postoni çdo ditë.Duhe të jeni të  siguruar që postimet tuaja  të jenë larg njëra tjetres rreth tri orë larg për të arritur maksimumin.  Një udhëzues i mirë është që të postoni të paktën një herë në javë. Sa më shumë që ju angazhoheni me faqën tuaj aq më shumë njerëz do të shohin postimet  tuaja, dhe më shumë pëlqime do të merrni.

 

#3 Posto oferta apo pyetje për ndjekësit tuaj një deri në tre herë në ditë për të përfshirë ndjekësit me komente: Kjo do të ndryshojë mënyrën që ju shikoni në përmbajtjen tuaj në Facebook. Qëllimi me pyetjet apo ofertat tuaja është  ndezja e  veprimeve në formën e pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve – sepse këto tri veprime të krijojnë histori në Facebook dhe për këtë ju krijojnë mundësi që postimet e juaja të marrin  shtrirje më të madhe. Shtrirje më e madhe do të thotë që ju të rritni tërheqjen e ndjekësve të ri që është edhe qëllimi i hapjes së faqës suaj në Facebook. #4 Gjithmonë postoni fotografi:
Posto fotografitë e produkteve, ngjarjeve të veçanta,fotografi të stafit tuaj dhe të ambientit ku ju punoni kjo ndihmon që ju të krijoni lidhje më të fortë me ndjekësit tuaj që ata të ndihen pjesë e punës tuaj.

Fotografitë janë gjëja më e fuqishme që ju mund të postoni në Facebook për të rritur pëlqimet apo  komentimet dhe shpërnarjet nga ana e ndjekësve tuaj.Në postimet e juaja është e rëndësishme të ju bëni thirrje ndjekësve që të shpërndajnë(share) postimet tuaja.

 

#5 Paguaj për tu promovuar përfito nga reklamat (ads) në Facebook :

Reklamat (ads) bëjnë promovimin në Facebook,për të ndërtuar një sistem përmes reklamave( ads) është një nga mënyrat më të lira dhe më efektive për të ndërtuar një audiencë.75% e të gjitha preferencave të reja të faqeve në Facebook vijnë nga reklamat, kështu që edhe me një buxhet të vogël, ju keni gjasa për të arritur një rezultat të mirë. Pse ju duhet (ads) reklamat në Facebook. Reklamat (ads) janë shumë të lehta dhe të shpejta për të krijuar një mënyrë të veçantë që mund të synojnë njerëz me interesa të caktuara ose si faqe të caktuara (duke përdorur të dhënat nga Facebook Insights(Vështrimet) dhe Graph search (Grafikut të kërkimit)Ato janë shumë të lira në raport me llojet e tjera të reklamimit online dhe mundësojnë vërtetë rritjen e trafikut tuaj.

 Autor: Shpat Hyseni