Llapi nënkampion, ky është premtimi i kryetarit të komunës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka shprehur haptas lumturinë e tij që skuadra e Llapit do të dimërojë si nënkampion i Superligës me gjasa reale që në pranverë ta fitojë titullin e kampionit.

Ndryshe, pas rregullimit të fushës së stadiumit “Zahir Pajaziti”, Veliu i ka premtuar klubit të Llapit se në bashëpunim me MKRS-në dhe FFK-në do të vazhdohet me rregullimin e rrethojave dhe tribunave.

“Me këto investime do t’i sigurojmë FC Llapi kushte bashkëkohore për zhvillimin e garave në luftë për titullin e kampionit”, ka shkruar Veliu, transmeton Gazeta Sheshi.

capture