Ky është vendimi i fundit i UEFA-s për Chapecoensen

Të gjithë në mbështetje të klubit të Chapecoenses.

UEFA ka konfirmuar që do të ketë një minut heshtje në të gjitha ndeshjet e javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

“Futbolli evropian është bashkuar për të shprehur ngushëllimet më të thella për Chapecoensen dhe familjet e të gjitha viktimave. Do të ketë një minut heshtje në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës”, deklaroi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, përcjellë “Lajmi.net”.

Në tragjedinë Chapecoense ndërruan jetë 71 persona.