Trajneri i njohur kosovar pjesëtar dhe veteran i UÇK-së uron festën e 28 nëntorit (FOTO)

28 nëntori gjithmonë pritet në mënyrë të veçantë në familjen e trajnerit të njohur kosovar Agron Selmani.

Përmes një publikimi në llogarinë e tij trajneri Selmani teksa ka uruar gjithë shqiptarët për festën e 28 nëntorit ka zbuluar edhe një pjesë të rëndësishme të jetës dhe veprës së tij.

Selmani i cili ishte pjesëmarrës në luftën e fundit në Kosovë, gjithashtu ka prezantuar edhe familjarët e tjerë të cilët morrën pjesë në luftën e fundit ndaj okupatorit serb për çlirimin e Kosovës, shkruan Gazeta Sheshi.

“….28 Nentori Dita e Flamurit Kombetar,urime nga familja Selmani
{ Ne Foto: Ylberi – Veteran dhe Invalid i luftës,
Burimi – Veteran Luftëtar dhe
Agroni- Pjestar Veteran të UCK-së.
….Nipat e Haki Petrovcit-Ballistit (ne foto) dhe tre nga pese djemte dhe tri vajzat e Abdullah Selmanit -Dulles }
 “,
ka shkruar Selmani.

15178996_10154768521802264_2377994712095174779_nSelmani gjatë karrierës së tij ka drejtuar disa klube në Kosovë, në mesin e tyre, Gjilanin, Dritën, Ferizajn dhe Ulpianën.

/Gazeta Sheshi/