E pabesueshme: Milan thyen rekord 31 vjeçar në Serie A

Nga një skuadër pleqësh në ‘njomak’ futbolli.

Milani ka thyer rekord 31 vjeçar në Serie A dhe tani është skuadra më moshën më të re që është paraqitur në fushë.

Trajneri Vincenzo Montella është duke bërë punë të mrekullueshme te Milan, dhe dalëngadalë po e rikthen këtë skuadër atje ku e ka vendin, në mesin e më të mirave të Evropës.

Këtë po e bën me lojtarë të rinj dhe të talentuar. Në sfidën ndaj Empolit, ku Milan fitoi me rezultat 4:1, Montella hodhi në fushë lojtarë të rinj me moshën mesatare 23.6 vjet, raporton Milan TV.

Kështu Milan theu rekordin 31 vjeçar të Pescaras në Serie A, e cila në vitin 1985, kishte hedhur në fushë lojtarë me moshën mesatare 23.9 vjet.