Dy tifozë kaluan natën në tualetet e “Old Trafford” për të parë ndeshjen Mançester Junajtid-Arsenal (VIDEO)

Dy tifozë kanë kaluar një aventurë të rallë vetëm për të parë një ndeshje futbolli të Premier Ligës pa paguar biletë. Ata kaluan natën në tualetet e stadiumit “Old Trafford” në tentativë për të qënë të pranishëm gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Mançester Junajtidit dhe Arsenalit.

Ata kanë publikuar një video të aventurës së tyre e cila filloi që një ditë para ndeshjes, kur ishin duke kryer një vizitë turistike në stadium. Në një moment dyshja e tifozëve arriti të shkëputej nga grupi duke u fshehur në tualetet e stadiumit dhe nuk lëvizi që aty deri në momentet para fillimit të ndeshjes.

Para se të niste ndeshja ata dolën nga tualeti për të zënë vend në tribunë krah tifozëve të tjerë, por duke qënë se nuk kishin bileta që të uleshin, u vunë re nga rojet e sigurisë rreth 16 minuta pasi ndeshja kishte filluar dhe u nxorrën jashtë.

3AAAE08500000578-0-image-a-1_1479854702292

3AAAE11200000578-0-image-a-7_1479854738669

3AAAE10500000578-0-image-a-8_1479854767089

3AAAE0E900000578-0-image-a-6_1479854731340

3AAAE0F600000578-0-image-a-5_1479854729079

3AAAE0D800000578-0-image-a-3_1479854711187