Real Madridi e shkatërron Barcelonën në basketboll (Video)

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 102:63 në duelin klasik ndaj Barcelonës në kuadër të Euroleague.
Kampionati më i fortë në basketboll në Evropë, ka pasur për ndeshje kryesore dy ekipet më të mirë ta Spanjës.

Megjithatë, Barcelona e cila nuk është në formë, pësoi humbje thellësisht nga Reali.

Madrilenët ishin më të fuqishëm në secilën pjesë të lojës, duke ia dalë lehtësisht të realizojë fitore.

Me këtë fitore Real Madridi mban vendin e dytë në tabelën e Euroleague me vetëm një fitore më pak se CSKA Moska që mban vendin e parë.