LIVE: Flamurtari – KEK-u

Flamurtari pret KEK-un në sfidën e fundit të stinorit vjeshtor, por ndër më të rëndësishmet gjatë tërë kampionatit, pasi dy skuadrat luajnë letrat e fundit sa i përket objektivit “rikthimi në elitë”, shkruan Gazeta Sheshi.

Gazetasheshi.com do ju mbajë të informuar në çdo moment për çdo ndryshim rezultati nga kjo përballje;

Flamurtari – KEK-u 1-0

-Përfundon ndeshja. Kuqezinjtë nga kryeqyteti triumfojnë në derbin kryesor të javës në Ligën e Parë dhe kështu mbyll në pozitën e parë sezonin vjeshtor, duke u shpallur kampion vjeshtor.

90′ Krasniqi i vetëm me gardianin Hodaj dështon, pasi parabola e tij shkon jashtë portës.
53′ Goool. Shkëlqim Syla realizon pasi harkimit të Zogianit duke kaluar skuadrën vendase në epërsi.

-Mbyllet pjesa e parë, nuk ka gola në kryendeshjen e javës së 15-të.

30′ Lojë tejet e balancuar ndërmjet dy skuadrave që kërkojnë përmes ndërprerjeve të shfrytëzojnë gabimin e njërës apo skuadrës tjetër.
10′ Gjinaj i inkuadruar në lojë tek kuqezinjtë rrezikon menjëherë portën e skuadrës udhëtuese, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë portës.
8′ Shpëton skuadra e Flamurtarit derisa goditja e Ademit ndalet në traversë, për të mbetur rezultati i fillimit të ndeshjes.
5′ Zogiani provon goditjen nga distanca mirëpo jo sa për ta befasuar gardianin Hodaj.

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: E.Hallunaj, Sh.Syla, G.Ahmeti, F.Hasani, B.Azemi, D.Lladrovci, V.Kabashi, M.Mehmeti, V.Zogiani, M.Boshnjaku, E.Hotaj. Trajner: Samuel Nikaj.

KEK-u: D.Hodaj, A.Pira, E.Rafuna, G.Haliti, A.Hoti, B.Dushi, T.Stullqaku, E.Hashani, V.Sahiti, Sh.Ademi, F.Ramadani. Trajner: Musa Selimi.

/Gazeta Sheshi/