Bastoret favorizojnë fuqishëm Atleticon në derbin madrilen

Atletico Madrid do të presë Real Madridin në Vicente Calderon, në derbin e fundit në histori që do ta luhet në këtë stadium.

Duket se ndeshja e cila normalisht favorizonte Realin në vitet e kaluara, këtë vit ka favorit të pastër Atletico Madridin.

Një fitore e Atleticos në derbi kuotohet 2.50 nga gjiganti Bet365, teksa një fitore e Real Madridit vlerësohet me 3.0 kuotë.

Ndyshime të mëdha ka pasur në kuota që nga konfirmimi kur Griezmann mund të luajë në këtë duel pasi ishte në dyshim.

Real Madridi është i prekur nga disa lëndime, duke filluar nga Ramos, Pepe, Morata, Toni Kroos, Casemiro dhe Benzema.

Kush fiton sipas jush, Atletico apo Reali do të bëjë befasi me ekip të gjysmuar?