Bajrami bind lojtarët e Hajvalisë të udhëtojnë në Mitrovicë

Megjithatë Hajvalia do udhëtojë në Mitrovicë për tu përballur me skuadrën e Trepçës, megjithëse lojtarët kishin paralajmëruar bojkot për shkak të mos kryerjes së obligimeve.

Në një intervistë dhën Gazetës Sheshi, kryetrajneri i skuadrës së Hajvalisë, Emin Barami, ka deklaruar se ka bindur lojtarët që të udhëtojnë në “Adem Jashari” dhe do luajnë për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje.

“Kam marrë përgjegjësinë e plotë në lidhje me lojtarët e mi, duke i bindur ata të udhëtojnë drejt Mitrovicës për të dhënë maksimumin e mundur për të nxjerrë rezultat pozitiv. Kjo është puna dhe përgjegjësia që më takon mua si trajner, ndaj dhe kam bindur ata të udhëtojnë drejt Mitrovicës duke mos bërë ndarësi tek lojtarët”, ka thënë Bajrami për Gazetën Sheshi.

Kujtojmë që Hajvalia po përballet me një krizë të thellë financiare, por me rikthimin e kryetrajnerit Emin Bajrami është shtuar një dozë optimizmi edhe tek futbollistët që po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar klubin nga rënia e elitës.

Të dielen Hajvalia udhëton në Mitrovicë për tu përballur me Trepçën, rivalin direkt për mbijetesë.

/Gazeta Sheshi/