Zbardhen detajet, ja çfarë sulmi po planifikonte Muhaxhiri

Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje për operacionin anti-terror që parandaloi sulmin ndaj skuadrës së Izraelit. Në deklaratë thuhet se institucionet që mbikëqyrin elementët ekstremistë, mësuan që Lavdrim Muhaxheri u jepte urdhra personave të arrestuar për sulme terroriste në Ballkan.

Policia e Kosovës thotë se pas hetimeve me metoda të specializuara, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme ku te arrestuarit ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll.