Lajm i mirë për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri ka lënë prapa lëndimin dhe është rikthyer në skuadrën e Stoke City.

Stoke City pret të shtunën Bournemouthin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 12-të në Premierligë. Për këtë ndeshje, është gati edhe anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili mungon për disa javë. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Hughes.

“Xherdan Shaqiri është mirë dhe i gatshëm për lojë”, ka thënë Mark Hughes.