Super futbollisti i Barcelonës po e shkatërron karrierën (FOTO)

Barcelona ka frikë për mesfushorin e talentuar, Alen Halilovic.

Barcelona frikësohet se ndikimi i familjes së Alen Halilovic është duke ngecur karrierën e mesfushorit të talentuar.

Para transferimit në Hamburg për 5 milionë euro gjatë verës, gjiganti katalan vendosi të mbajë opsionin për rikthimin e tij në “Camp Nou”.

Por, Halilovic nuk është duke luajtur në nivelin e pritur, përcjell lajmi.net.

Barcelona frikësohet se këshillat e gabuara familjare janë duke e penguar kroatin që të shfaq potencialin e tij të plotë duke ia vendosur karrierën në rrezik.