Parandalimi i sulmeve terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael nga Policia e Kosovës, lajm botëror

Policia e Kosovës, dje njoftoi se ka realizuar disa operacione policore në shkallë vendi të implementuara gjatë ditëve të fundit, të cilat ndërlidhen me parandalimin e akteve terroriste në Kosovë dhe rajon.

Ky lajm ka bërë bujë në mediat më të mëdha ndërkombëtare si CNN, Bild, The Huffington Post, Associated Press e të tjera, të cilat raportuan mbi suksesin e Policisë së Kosovës.

“Autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë penguar disa sulme terroriste të planifikuara nga i ashtuquajturi Shteti Islamik”, shkruan “The Huffington Post”, transmeton lajmi.net.

Cak i sulmeve të planifikuara terroriste ishin futbollistët izraelit gjatë përballjes me Shqipërinë në Shkodër, ndeshje e kjo e zhvilluar të shtunën në kuadër të eliminatorëve për Kupën Botërore “Rusia 2018”.

“Policia në Kosovë ka deklaruar, se ka arrestuar 18 të dyshuar në Kosovë dhe gjashtë persona të tjerë në Shqipëri dhe Maqedoni. Në kontrolli e banesave janë gjetur armë dhe komponente të tjerë për bomba”, shkruan Associated Press.

Sipas policisë, ka pasur tashmë plane konkrete, kur dhe ku do të ndodhnin sulmet.

“Ndeshja kualifikuese mes Izraelit dhe Shqipërisë është shtyrë fundjavën e kaluar për arsye sigurie në Elbasan. Fillimisht loja ishte caktuar të luhej në qytetin e Shkodrës në Shqipërinë e veriut”, shkruan “The Huffington Post”.