Superliga vjen sot me pesë ndeshje, derbi në ‘Riza Lushta’

Hajvalia- Prishtina e hapën dje javën e 14-të të Superligës me një barazim pa gola në Kizhinicë.

Sot zhvillohen pesë ndeshje tjera, ku skuadrat do të kërkojnë fitore për të arritur objektivat që i kanë para vetës.

Kampioni aktual, Feronikeli do të udhëtojë në Mitrovicë për tu përballur me Trepçën ’89 që është lider aktual i Superligës.

Një ndeshje që ka zgjuar kërshërinë e shumë tifozëve të futbollit vendor.

Besa do të pers Drenicën në tentim për tu futur sërish në valle me skuadrat e kreut.

Llapi pret Dritën që nuk po gjen këndellje, ndërsa Gjilani është nikoqir i Ferizajt.

Ndeshje tjetër që zhvillohet sot është edhe ajo ndërmjet Lirisë dhe Trepçës.

Çiftet që zhvillohen sot  

Trepça’89 – Feronikeli

Besa – Drenica

Liria – Trepça

Llapi – Drita

Gjilani – Ferizaj