Kanadaja lejon mbulesat islame në shkolla, Malisheva “Jo”!

Një rast i ndodhur dje në Malishevë e ka rikthyer në aktualitet mbajtjen e mbulesës në kokë në vendet e punës për femrat që e praktikojnë islamin.

Ishin prindërit e një shkolle fillore në Malishevë që kërkuan largimin e mësueses së matematikës, Fatmire Bujupit nga puna për shkak se ajo ka mbulesë.

Këtë kërkesë jo fort të arsyeshme prindërit nuk e lidhnin me mënyren se si ajo ligjëron, por vetëm se si ajo duket, shkruan Indeksonline

I prekur nga ky rast që ndodhi dje në Kosovë, një kosovar që jeton në Kanada ka bërë video duke shpjeguar realitetin që është në një nga vendet më demokratike në botë, në Kanada.

Në një nga shkollat e Torontos, kosovari ka publikuar video ku shihet se janë katër mësuese me mbulesë që janë pjesë e kësaj shkolle.

Madje njërin nga to ai e ka xhiruar në vendin e punës sa për të dëshmuar se ajo ka të drejt të mbajë mbulesën në kokë gjatë kohës së punës.

Për rastin e Fatmire Bujupit sot ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut duke e vlerësuar si të padrejt presionin ndaj mësueses.