Reali merr super-lajme para derbit

Real Madridi ka marrë një lajm të madh para ndeshjes me Atletico Madridin.

Mesfushori kroat, Luka Modric, do të luajë kundër Atletico Madridit, ashtu sikurse edhe bashkëkombasi i tij, Mateo Kovacic.

“Unë dhe Mateo jemi shumë mirë dhe jemi gati për Atleticon”, deklaroi Modric.

Reali po përballet me dëmtime të mëdha këtë sezon, ku së fundmi ka mbetur edhe pa gjermanin Toni Kroos, që s’mund të luajë më këtë vit.