Hamilton fiton në Brazil

Luis Hamilton ka dalë triumfues në Çmimin e Madh të Brazilit në një pistë të vështirë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, për shkak të të cilave 5 makina e mbyllën garën që në xhirot e para.

Me këtë fitore Hamilton e ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg, i cili doli në vendin e dytë.

Titulli kampion i Formula 1, mes dy pilotëve të Mercedes, midis Luis Hamilton dhe Nico Rosberg do të vendoset pas dy javësh në Çmimin e Madh të Abu Dhabit. Që Hamilton të ngrejë trofeun do t’i duhet që të dalë i pari në garë dhe shoku i tij të dalë i treti.