Marcelo e din mirë se kush është Messi, ia ruan birën e “miut” (Video)

Marcelo-Messi, kjo dyshe njihet mirë në vitet e fundit në futbollin evropian dhe atë latin. Futbollisti më i mirë në botë dhe një nga mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë në botë janë përballur shumëherë ndërmjet vete dhe ka patur gjithmonë duele të forta në mes tyre.

Për këtë Marcelo e ka kuptuar mirë se kush është Messi dhe se ia ka frikën se mund ta fus topin në çdo birë të “miut”.

Në ndeshjen e mbrëmshme e zhvilluar në mes të Brazilit dhe Argjentinës, Marcelo bëri një vendosje interesante në mur në momentin kur Messi po ekzekutonte gjuajtjen e lirë. Por për fat të tij, gjuajtja nuk ishte e saktë.