Kosovës i mungon edhe një futbollist, shkaku i dokumentacionit (Foto)

Mbrojtësi nga Lugina e Preshevës, Fidan Aliti ishte lojtari më i ri që iu bashkua Kombëtares së Kosovës në futboll për takimin me Turqinë.

Aliti që po shkëlqen në kampionatin kroat te skuadra e Slaven Belupo, pritet të mungojë në ballafaqimin me Turqinë që luhet më 12 nëntor, shkruan IndeksOnline.

Indeksonline ka siguruar një foto të lojtarit i cili është duke pritur në kuvend të Kosovës për t’i rregulluar letrat e dokumentacionit.

23-vjeçari ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, në vitet 2014-2016 dhe ka zhvilluar dy paraqitje.