Zyrtare: Zbulohet lista e Kosovës përballë Turqisë, mungon një yll i madh

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin ndaj Turqisë.

Në këtë listë mungon ylli i mesfushës, Hekuran Kryeziu i cili është i suspenduar pasi ka marrë dy kartonë të verdhë.

Gjithsesi emrat e rinj janë nga reparti defensivë ku për herë të parë grumbullohen Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti.

Për këtë takim trajneri Albert Bunjaku ka grumbulluar 22 futbollistë me të cilët synon ta befasojë Turqinë vendase e cila është favorite në këtë takim.

Përpos Hekuran Kryeziut, mungojnë edhe Elbasan Rashani, Ardian Ismajli, Sinan Bytyqi, Loret Sadiku dhe Labinot Kabashi.

Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fanol Perdedaj, Leart Paqarada, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Fidan Aliti

Mesfushorë: Herolind Shala, Alban Meha, Eroll Zejnullahu, Enis Alushi, Valon Berisha, Milot Rashica, Arber Zeneli, Bernard Berisha,

Sulmues: Albert Bunjaku dhe Vedat Muriqi