Java 13-të në Vala Superliga starton me dy duele mjaft interesante

Sipari i javës së 13-të në Vala Superligën e Kosovës fillon me dy ndeshje mjaft interesante. Në Drenas ekipi Feronikeli e pret Gjilanin në ndeshjen kryesore të kësaj jave, ndërkohë në Skenderaj skuadra e Drenicës i bën “konak” Hajvalisë, shkruan Gazeta Sheshi.

Në tentim për tu afruar sa më shumë liderit aktual, Feronikeli kërkon vetëm fitoren përballë ekipit të pathyeshëm të Arbnor Morinës që po i shkakton telashe skuadrave pretendente. Kur marrim parasysh bilancin pozitiv të Gjilanit në duel me Feronikelin atëherë tifozët e futbollit kosovar nuk duhet ta lëshuar këtë super ndeshje. Duelin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e fituan kuq e bardhët 2:1.

Në ballafaqimin tjetër Drenica kërkon të fitojë për të mbledhur sa më shumë pikë në mënyrë që ti shmanget fundit të tabelës, ndërkohë Hajvalia synon që të kthehet e pamposhtur nga Skenderaj. Kujtojmë që skuadrën nga paralagjja e Prishtinës pritet ta drejtojë Emin Bajrami pas largimit të kryetrajnerit Synaj Keçi. Dueli parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me barazim 1:1.

/Gazeta Sheshi/