Vëllaznimi – Fushë Kosova transmetohet në RTK

Ndeshja e xhiros 13 e Ligës së Parë ndërmjet Vëllaznimit dhe Fushë Kosovës do të transmetohet në RTK.

Kështu kanë njoftuar zyrtarë nga Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Gazeta Sheshi.
Kjo sfidë do të zhvillohet të dielën nga ora 12:00.

Kujtojmë se Vëllaznimi është lider në Ligën e Parë dhe pretendenti kryesor për inkuadrim në Superligë, kurse Fushë Kosova megjithë startin e mirë, tani ka ngecur paksa mbrapa.