Trepça ’89 ndalet nga Gjilani, Besa dhe Feronikeli “firmosin” paqen

Lideri aktual i Vala Superligës, Trepça ’89, është ndalur në shtëpi nga skuadra e Gjilanit pas tetë fitoreve rradhazi. “Minatorët” duhet të mbeten të kënaqur edhe me një barazim pasi ishin te detyruar të përmbysin rezultatin e hershëm nga fillimi i ndeshjes, shkruan Gazeta Sheshi.

Kosumi kishte kaluar miqtë në epërsi pas një shërbimi fantastik brenda zonës të Gashit, ndërkohë që Diar Mustafa me një super gol barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Në duelin tjetër debi në Pejë, Besa dhe Feronikeli kanë “nënshkruar” paqen duke luajtur baraz gjithashtu 1-1. Megjithëse kampioni në fuqi ishte në epërsi me golin e Maliqit nga rrethi i bardhë atë rezultat nuk arritën ta ruajnë deri në fund, pasi Prekazi me një gol me kokë ndryshoi rrjedhën e takimit duke rikthyer baraspeshën dhe duke “çimentuar” rezultatin e barabartë deri në fundin e ndeshjes.

Me barazim përfunduan edhe dy duelet e tjera, Liria – Drenica (1:1) dhe Hajvalia – Ferizaj (0:0)

/Gazeta Sheshi/