Legia e Varshavës trondit Realin, ndalet edhe Juventus (VIDEO)

Legia e Varshavës ka kaluar një mbrëmje të paharrueshme, teksa ka barazuar 3-3 kundër Real Madrid, një ndeshje që po e humbiste 2-0 deri pesë minuta para fundit të pjesës së parë. Edhe pse pa mbështetjen e tifozëve, të skualifikuar, polakët arritën të shkojnë deri në avantazh 3-2, por Real e shmangu humbjen në saj të golit të barazimit të shënuar nga Kovacic.

Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Borussia Dortmund fitoi 1-0 ndaj Sporting Lisbonë, me golin e shënuar nga Andre Ramos në minutën e 12-të. Gjermanët kanë dhjetë pikë, pas katër ndeshjesh, dy më shumë se Real Madrid, ndërsa Sportingu mbetet në vendin e parafundit me tre pikë. Për Legia, barazimi 3-3 ndaj Realit solli pikën e parë.

cwsaobxwqaazmjk
Kur dukej sikur si Juventus, ashtu si Sevilla do të siguronin matematikisht një vend për në fazën e 1/8-ave, Lyon ka prishur festën duke shënuar një gol në minutat e fundit në “Juventus Stadium”. Bardhezinjtë kanë qenë superiorë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes duke pasur edhe shumë mundësi për të dyfishuar rezultatin pas golit të Gonzalo Higuain nga pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit, por kanë shpërdoruar shumë. Lyon nuk e kishte humbur shpresën asnjëherë dhe në minutën e 85’ ndëshkojnë vendasit që mbase në mendjen e tyre ishin duke festuar kalimin në fazën tjetër. Me barazimin e francezëve, as Sevilla, e cila fitoi 4:0 kundër Dinamo-s së Zagrebit, nuk është kualifikuar akoma matematikisht, megjithëse ndodhet në vend të parë me 10 pikë.