Zyrtare: Mourinho akuzohet për sjellje të pahijshme nga FA, këto dënime e presin

Jose Mourinho është akuzuar për sjellje të pahijshme nga ana e FA.

E gjitha kjo për ‘incidentin’ në pushim të pjesës së parë në takimin ndaj Burnleyt, ku portugezi kishte fyer gjyqtarin.

Mourinho ka të drejtë ankese deri më katër nëntor (e premte).

Në rast se shpallet fajtorë dënimet e mundshme janë: paralajmërim, gjobë, ndalimi i drejtimit të skuadrës nga banka rezervë si dhe qëndrimi në stadium.