Barcelona me një super përforcim nga Juventus (Foto)

Barcelona pret një përforcim të madh nga Juventus.

Aleix Vidal do të largohet nga Barcelona, kjo është e sigurt.

Trajneri Luis Enrique është në kërkim të një mbrojtësi të ri për krahun e djathtë.

Dhe, objektiv i ri i gjigantit katalan është Juan Cuadrado.

Reprezentuesi kolumbian është pronë e Chelseas por pritet të blihet nga Juventus pas përfundimit të këtij sezoni, në periudhën e dytë të huazimit në Torino.

Kurse, mediat italiane raportojnë se Cuadrado mund të transferohet në Barcelonë, përcjell “Lajmi.net”.

Ai ishte objektiv i Barcelonës edhe në kohën kur ishte futbollist i Fiorentinës, para transferimit në Chelsea.