Futbollisti i pensionuar i Spanjës mund të rikthehet në kombëtare

David Villa mund të veshë sërish fanellën e “La Rojas” pasi është në fokusin e trajnerit Julen Lopetegui, që mund t’i besojë eksperiencës së lojtarit për sfidat e ardhshme kualifikuese të botërorit 2018.

Ish-sulmuesi i Atleticos, Valencias dhe Barcelonës ka shënuar 59 gola në 97 ndeshje me kombëtaren spanjolle.

Ndeshja e fundit që ai kishte zhvilluar me Spanjën është kundër Australisë në Kampionatin Botëror të vitit 2014.

Tashmë 34 vjeçar, David Villa ka qenë në formë të shkëlqyer me New York Cityn, ku ka shënuar 23 gola në 33 ndeshje.

Ai ka shënuar 59 gola me Spanjën

“Përfitova nga një vizitë e imja në Nju Jork me gruan dhe familjen dhe pashë David Villan duke luajtur. E vërteta është që ai shkëlqeu dhe luajti me një intensitet të madh”.

“Dhe nëse vazhdon kështu, atëherë do të vendosin në të ardhmen rikthimin e tij. Ne nuk ia mbyllim derën asnjë futbollisti dhe kemi konsideratë për ata që e kanë ndihmuar dhe mund të ndihmojnë kombëtaren”, tha trajneri i Spanjës, Lopetegui.

Ai ishte në ndeshjen ndaj Columbus, ku edhe shënoi David Villa.