Ndeshje speciale për Arbnor Morinën në Pejë

Arbnor Morina rikthehet edhe njëherë në qytetin e Pejës, kësaj rradhe për tu përballur me skuadrën të cilën e drejtoi për më shumë se një vit e gjysmë. Kryetrajneri i njohur që tashmë drejton skuadrën e Gjilanit pikërisht këtë të dielë do përballet ndaj Besës, shkruan Gazeta Sheshi.

Morina morri drejtimin e Besës në Gushtin e vitit 2014 dhe drejtoi atë deri në Prillin e vitit 2016. Megjithëse nuk arriti të shpallej kampion me pejanët, ekipi tij luftoi deri në javën e fundit për të realizuar një objektiv të tillë dhe ishte konkurenti i vetëm që i bënte ballë një Super Feronikeli.

Me gjithë aventurën e mirë të kaluar në Pejë, Morina këtë vikend do e harrojë të kaluarën për një moment, me ç’rast kërkon të rikthehet me pikë nga “Shahin Haxhiislami”.

Lajm i mirë për Morinën do jetë rikthimi i dy qendërmbrojtësve nga suspendim, Ylber Kastrati dhe Leotrim Bekteshi, ndërkohë Ergon Hyseni, Egzon Shabani dhe Isa Eminhaziri vazhdojnë të vuajnë dënimin e shqiptuar nga Komisioni Disiplinor.

/Gazeta Sheshi/