Ky është mesazhi i Drilon Hajrizit për “Plisat”

Sigal Prishtina ka njoftuar se Drilon Hajrizi do të luajë për ekipin nga kryeqyteti pasi është zgjidhur çështje e tij me “Plisat”.

“Plisat” janë pajtuar që Drilon Hajrizi të luajë për KB Prishtinën.

Klubi nga kryeqyteti ka konfirmuar se reprezentuesi i Kosovës do të luajë për skuadrën bardh e kaltërt.

Së fundmi ka reaguar edhe vet Drilon Hajrizi me një deklaratë të cilën mund ta lexoni më poshtë.

Të nderuar qytetarë të Prishtinēs,

Të nderuar Plisa,

Unë dhe gjithsecili lojtar profesionist vendor pretendon qe te jete pjese e klubit me te madhë ne Kosove KB Prishtinës, sepse aty është mundësia që basketbollisti të ngritet edhe me shume ne kuptimin profesional.

Andaj, për çdo gjest nën afektin e lojës që do të mund ta ketë lënduar ndokend sinqerisht shreh keqardhje, aq më tepër keqardhje shpreh ndaj atyre që I japin hijeshin basketbollit.

Të jeni të bindur që asnjëherē nuk kam bërë ndonjë gjest për ta lënduar dikend, mirëpo thjeshtë kam qenë nën afektimin e lojës të cilin e ushtroj me zemër.

Unë, sikur të gjithë ju, e dua shumë vendin tim. E dua vendlindjen time, e dua shtetin tim dhe i dua shqiptarët kudo që janë! Unë jam shqiptar dhe mburrem që jam shqiptar! Ne si popull gjithmonë jemi shquar që bëjmë shumë për njëri tjerin, dhe njëri tjetrit ia jepim besën për këtë! Edhe unë ua jaëp besën që do të japë gjithcka nga vetja për ngjyrat kaltër e bardh.