“Intelektualët” organizohen për spektakël të dielën

Xhiro 11 e Vala Superligës sjell super-ndeshjen ndërmjet rivalëve, Dritës dhe Prishtinës.

Vendasit në krizë të rezultateve, por të motivuar pas ardhjes së trajnerit Ismet Munishi, do të mundohen ta kthejnë duarthatë Prishtinën që po gëzon një formë të mirë.

Kjo lë të kuptohet se ndeshja në terren pritet të jetë interesante, por edhe më madhështore pritet të jetë spektakli në tribuna, shkruan Gazeta Sheshi.

Për këtë, tifozët vendas, “Intelektualët” janë dukë bërë përgatitjet e tyre. Ky tifo-grup ka zbuluar edhe agjendën e së dielës.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Gjilan ndërmjet këtyre dy skuadrave, fitore pati realizuar Drita 1:0 me golin e Xhevdet Shabanit, i cili tani luan te Besa.