Ky rekord i Trepçës ’89 është fantastik

Trepça 89 është duke kaluar momentet me të mira prej egzistimit si klub. Kurrë në histori nuk ka arritur të ketë 27 pikë pas 10 javësh në elitën e futbollit në Kosovë. Në të kaluarën, fillimi më i mirë i një sezoni ishte në vitin 2011 kur nga 10 javë patën 21 pikë.

Një tjetër rekord i mitrovicasve është se për herë të parë në histori ka arritur të fitoi 5 ndeshjet e para të stinorit në Riza Lushta, duke thyer kështu rekordin e mëparëshëm vënë në 3 edicione të ndryshme, me 4 fitore dhe 1 barazim rradhazi.

“Minatorët” në duelin e rradhës do përballen ndaj rivalit lokal Trepça në “Adem Jashari”