Ky është ekipi i Superligës që shumë shpejtë pritet të hapë edhe televizionin

Feronikeli ka bërë edhe një hap tjeter drejt europianizimit si skuadër profesionale derisa ka hapur edhe kanalin zyrtar në Youtube dhe shumë shpejtë pritet edhe hapja e televizionit, transmeton Gazetasheshi.com nga faqja zyrtare e klubit nga Drenasi.

Sipas tyre, ”Nikli TV” do të angazhohet fillimisht vetëm në Youtube e më pas do të zgjerohet edhe në televizion.

Feronikeli kështu ndjek shembullin e shumë ekipeve të mëdha evropiane të cilat kanë kanalet e tyre private, ku shfaqin seanca stërvitore të ekipit të tyre, kronika etj.