5 muajt në Meksikë, që formuan filozofinë e Pep Guardiola-s

Në një hark kohor prej pesë muajsh në veri-perëndim të Meksikës, Guardiola, i cili më vonë do të bëhej trajneri më i mirë i gjeneratës së tij, dhe Morales, një punëtor i kualifikuar nga Argjentina, kaluan orë të tëra së bashku duke ngrënë, u qetësuar, folur. Një dekadë më vonë ama, ajo që Morales mban mend më shumë është filozofia e Guardiola-s. “Ai ka thënë se goli i tij ideal ishte ai që përfshinte të gjithë lojtarët në fushë. Nga portieri deri te sulmuesi, t gjithë do ta preknin topin njëherë, dhe më pas, në fund: goli. I thashë se ishte e pamundur. Unë jam një argjentinas: kam dëshirë ta prek topin tre, katër herë, të dribloj dhe pastaj ta pasoj. Por ashtu më tha ai. Dhe disa vite më vonë, ai ishte te Barcelona, dhe e pashë duke u bërë realitet: futbolli ashtu si ç’e donte Pep.”

19guardiolaweb1-master768Ishte ekipi i Barcelona-s ku Guardiola bëri emër si lojtar, dhe ku debutoi si trajner, ai krijoi një nga ekipet më të mëdha të historisë, duke fituar dy herë Champions League, tre herë titullin e La Liga-s. Ai e bëri në stilin tipik të Barcelona-s, atë stil që mësoi kur ishte lojtari i Johan Cruyff dhe më vonë do të thoshte: “Unë marr topin, unë jap topin, unë marr topin, un jap topin.” Por influencat e tij ndryshojnë. Përpara se të merrte drejtimin e Barcelona-s, ai ka mësuar nga Marcelo Bielsa, trajneri i madh argjentinas. Ai gjithashtu ka marrë këshilla nga Ferran Adria. Dhe mbi të gjitha: Ndërsa futbollit t luajtur po i vihej fundi, ai shkoi në Culiacan, te Hotel Lucerna, e gjithë kjo që të merrte nga zanati i trajnerit duke qëndruar pranë Juan Manuel Lillo, një trajner spanjoll që ka udhëtuar shumë. Është një kapitull kurioz, por shumë i rëndësishëm, në karrierën e Guardiola-s.

Pep GuardiolaTe Barcelona idetë e tij u formuan, por në Meksikë atë u rafinuan. “Historia se si e takova unë Pep është e vërtetë,” shprehet Lillo në një intervistë. “Ai kishte luajtur kundër ekipeve të mia më parë dhe më vonë, pas një ndeshje të vitit 1998 midis Barcelona-s dhe Real Ovideo, delegati im trokiti te dera e zyrës sime dhe tha se Pep donte të prezantohej. Si mund t’i thosha jo një lojtari që e pëlqeja aq shumë? Ai më tha se i pëlqente mënyra ime e së luajturit, dhe ne folëm. Ne gjithmonë mbajtëm kontakt pas atij takimi.” Pasi kohës së tij te Barcelona i erdhi fundi, dhe më pas edhe periudhës në Itali, Guardiola shkoi në Katar ku të gjithë mendonin se aventura e tij e fundit e futbollit të luajtur. Gjithsesi, ai do të bënte fazat përgatitore me ekipet e Lillo-s, duke mbajtur një formë të mirë fizike. Ata u afruan aq shumë sa që Lillo tani e cilëson si një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij, me marrëdhënien e tyre që është si ajo e një babai dhe të birit.

Kur Lillo i kërkoi Guardiola-s të nënshkruante një kontratë afat-shkurtër, ai pranoi, pasi u josh nga ideja e të luajturit për një nga idhujt e tij. Aventura përfundoi jo mirë – Dorados ra nga kategoria, dhe Guardiola, i dmtuar, bëri vetëm 10 paraqitje – por përshtypja që la ishte e fortë. “Kur kthehem për të parë karrierën time në futboll shoh që ka pasur dy periudha, para dhe pas Guardiola-s,” shprehet Marco Mendoza, një mesfushor meksikan i cili luante për ekipin. “Vetëm duke luajtur me të, duke e vëzhguar, duke e dëgjuar, ai më përmirësoi. Kishte aq shumë gjëra që mund të mësoheshin nga ai.” Sebastian Abreu, një sulmues me eksperiencë uruguaiane, mban mend Guardiola-n që kalonte orë të tëra me të në stërvitje duke i mësuar si të pozicionohej në fushë. “Kisha një mënyrë për të marrë topin që atij nuk i pëlqente,” flet Abreu për ESPN.