Batatina ‘arsyeton’ sulmin e fundjavës në Merdarë (Foto/Video)

Xhiro 9 e Vala Superligës solli shumë probleme, madje edhe ndërprerje ndeshjesh. Sfida ndërmjet Llapit dhe Feronikelit nuk gjeti fundin, pasi në minutën 65 një shikues e goditi me guri gjyqtarin anësor, Erduan Baliqi, i cili nuk arriti ta vazhdojë duelin për shkak të lëndimit.

Duke u distancuar nga ky akt, trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka dënuar rëndë sulmin në asistentin. Mirëpo, sipas tij, raste të tilla mund të ndodhin edhe në liga të forta.

Për këtë, trajneri i Llapit ka postuar një video në profilin e tij në ”Facebook”, ku shikuesit ia pamundësojnë një rivënie nga këndi futbollistit të Fenerbahçes në derbin turk ndaj Galatasarayt, duke hedhur në terren gjësende të ndryshme, shkruan Gazetasheshi.com.

Aty duhet ndërhyrja e policisë për të formuar një kordon në mënyrë që futbollisti të kryejë rivënien nga këndi.

Për më shumë ndiqeni videon.