Përse klubet evropiane po vuajnë të mbushin shkallët e stadiumeve?

Klubet e futbollit rreth e qark Evropës janë duke kaluar një kohë të vështirë kur vjen puna për të mbushur stadiumet. Kriza ekonomike me siguri që ka luajtur një rol, por arsyet shkojnë më tej. Me rregullat e ‘Financial Fair Play’, shumë klube janë nën presion të madh për të gjeneruar para nga çdo burim i mundshëm. Duke folur në përgjithësi, një klub futbolli ka tre burime kryesore të fitimit të parave. Të drejtat televizive, materialet komerciale dhe biletat e stadiumeve. Balanca midis këtyre tre burimeve të fitimit ndryshojnë nga klubi në klub. Disa varen më shumë nga marrëveshjet e të drejtave televizive. Të tjera janë komplet të balancuara.

arsenal5
Le të marrim Arsenal, një nga klubet më të mira në Premier League angleze. Ata u renditën në vend të tetë në listën e ekipeve me më shumë fitime për sezonin 2013/14. 33% e fitimit të Arsenal vjen nga aktivitetet e ditës së ndeshjes (biletat dhe produktet e tjera që shiten në stadium). Kjo do të thotë se ata fitojnë një shifër të frikshme prej 119,8 milionë euro. duke ditur sa e rëndësishme është të mbushësh stadiumin plot, është akoma më e rëndësishme t’i kushtosh shumë vëmendje ecurisë së shitjeve të biletave dhe nivelit të shikueshmërisë në stadium. grafiku më poshtë tregon se si nëntë ekipe nga ligat më të mira evropiane janë paraqitur në pesë sezonet e fundit përpara këtij aktual.

Klube në Itali, Portugali, Greqi janë duke vuajtur nga shikueshmëria katastrofike. Sezonin e kaluar, në tre ligat elitare, vetëm një ekip arriti të kishte një mesatare me më shumë se 70% të shikueshmërisë. Ishte Juventus, fituesit e Seria A në katër edicionet e fundit, me 93%. Mund të thuash se gjendja është më mirë në Spanjë, Francë dhe Belgjikë. Por edhe aty shenjat janë alarmante. Këtu, të paktën 3 nga çdo 10 bileta që vihet në shitje përfundon të mos blihet. Megjithëse pjesë e problemit është kriza ekonomike, ka disa faktorë të tjerë që luajnë një rol të rëndësishëm. Dhe një nga këto ka të bëjë me çmimin e biletave. Ndryshimi i çmimeve të biletave duhet të ndryshojë, sidomos me FFP që ka hyrë në fuqi.