Gjigantët e Evropës çmenden pas yllit të ri të Uruguait (Video)

Paraqitjet e mira me skuadrën uruguaiane, Danubio, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të zgjojnë interesim për 17 vjeçarin, Joaquin Ardaiz.

Sipas The Sun interesim për sulmuesin e ri kanë shfaqur skuadrat si: Barcelona, Liverpool, Atletico Madrid, Porto.

Pavarësisht këtyre interesimeve,  Ardaiz pëlqen skuadrën e Liverpoolit.

“Unë e dua Liverpoolin dhe Premierligën dhe unë dua të luaj atje”, ka deklaruar uruguajani, i cili krahasohet me Zlatan Ibrahimovicin.