Trepça ende nuk e di se çka është fitorja

Foto: Elvir Behrami

Deri para xhiros së nëntë të Vala Superligës, Prishtina ishte skuadra e vetme pa humbje, por kryeqytetasit u mposhtën nga Trepça ’89, duke shijuar edhe ata disfatën.

Përderisa të gjitha skuadrat tani e dinë se çka është humbja, Trepça nuk e dinë se çka është fitorja.

Ekipi me traditë në nëntë xhiro ka arritur pesë barazime, derisa ka humbur katër duele, duke qenë kështu skaudra e vetme që nuk ka fituar, shkruan gazetasheshi.com.

Megjithëse nuk ka fitore, “Xehetarët” ndodhen në pozitën e dhjetë në renditje me pesë pikë, duke lënë prapa Hajvalinë dhe Dritën që kanë nga një fitore.