E mbani mend Anderson? Eshtë bërë boksier!

Ish-futbollisti i Manchester United, Anderson, është përjashtuar nga skuadra pasi ka goditur me grusht një shok skuadre gjatë një zënke në seancën e fundit stërvitore të ekipit Internacional. Mesfushori, që në të kaluarën ka luajtur edhe me fanellën e kombëtares së Brazilit goditi në fytyrë shokun e ekipit Willian. Futbollistët e tjerë dhe stafi i Internacional ndërhynë menjëherë për të ndarë Anderson dhe William. Internacional po zhvillonte një seancë normale stërvitore kur Anderson filloi të shkëmbente fjalë me Willian, derisa të dy u kapën me duar. Ish-futbollisti i Manchester United goditi me grusht në fytyrë mbrojtësin e ri në moshë, i cili u përpoq të reagonte në të gjitha mënyrat, por u ndalua nga shokët e tjerë të skuadrës.

Manchester United fitoi konkurrencën e disa klubeve të mëdha europiane për të marrë Anderson kur ishte 18 vjeç dhe ai luajti deri në 100 ndeshje me “djajtë”, por asnjëherë nuk bëri atë për të cilën u mor, zëvendësuesin e Paul Scholes dhe në këtë mënyrë në vitin 2015 u largua për te Fiorentina, ndërsa tani u kthye në vendlindje te Internacional.