Djali i Cristianos e fillon karrierën si futbollist, por jo tek Reali

Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr ka filluar epokën e tij si futbollist, por jo në Real Madrid.

Përderisa Wayne Rooney & Zlatan Ibrahimovic i kanë dërguar femijet e tyre  në akademinë e Manchester United, Cristiano nuk ka vendosur ta bëjë të njëjtën gjë, pra ta dërgojë djalin në akademinë Madrilene.

Cristiano Ronaldo Jr. do të fillojë udhëtimin e tij si futbollist tek një klub më pak i njohur Pozuelo CF, klub ky poashtu nga komuniteti i Madridit. Gjashtë-vjeçari tashmë ka debutuar me ekipin në fjalë dhe ka kontribuar në fitoren 4-3 ndaj El Carrascal, duke shënuar një gol.

Cristiano Jr mbante të veshurin numrin të cilin e bart edhe babai i tij tek Reali, numrin 7, teksa Cristiano ishte i impresionuar nga loja e të birit.

Vendimi i Cristiano për ta mos regjistruar djalinë në akademinë Madrilene ka shkaktuar një habi të madhe por e gjitha kjo ka një mesazh në prapavijë: “Shmangia e ekspozimit të madh në media e djalit të tij”.