Këta janë dy mbrojtësit me më së shumti gola në Superligë

Detyra e tyre është që të ruajnë portën nga pësimi i golave, por kur iu jepet mundësia edhe shënojnë.

Pas tetë xhirove të zhvilluara në Vala Superligë, dy mbrojtësit me numrin më të madh të golave të realizuara janë Egzon Sinani i Llapit dhe Visar Berisha i Lirisë. Që të dy kanë nga dy gola, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërsa, me nga një gol për ekipet e tyre kanë koontribuar mbrojtësit tjerë: Liridon Leci, Liridon Kukaj (Prishtina), Burim Shabani, Mirsad Idrizi (Ferizaj), Besnik Krasniqi (Feronikeli), Arbër Potoku (Trepça ’89) dhe Ylber Kastrati (Gjilani).

Ndryshe, renditjes me nga shtatë gola i prijnë Qemail Elshani i Besës dhe Granit Arifaj i Drenicës.

Ndërsa, Mirsad Idrizi ka edhe një autogol bashkë me Kujtim Kutllovcin.