Serbia nuk votoi kundër Kosovës, “çmenden” mediet serbe (FOTO)

Edhe Federata e Volejbollit të Kosovës ka thyer izolimin duke u pranuar në Federatën Botërore të Volejbollit.

Në Kongresin e Buenos Airesit, Kosova mori dritën e gjelbër për t’u bërë anëtarja e 221.

Ajo që ndoshta është për t’u habitur, është abstenimi i Serbisë në momentin e votimit, dhe jo dhënie e votës kundër, siç edhe është pritur.

Ky qëndrim i Federatës së Volejbollit të Serbisë, nuk është pritur aspak mirë të mediet e këtij vendi.

“Skandal: Serbia nuk ka votuar kundër pranimit të Kosovës në Federatën Botërore të Volejbollit”, shkruan Telegraf.rs, përcjell Lajmi.

Skandal veprimin e Federatës së Volejbollit të Serbisë, e ka cilësuar edhe ‘Kurir’.