Ujkani ka një porosi pas humbjes

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur pas ndeshjes dhe ka thënë se duhet të vazhdojmë me punën dhe mos të dëshpërohemi.

Portieri nga Kosova mendon se skuadra ka bërë një paraqitje të mirë dhe se duhet analizuar kjo humbje.

“Kemi luajtur mirë, duhet të analizojmë dy golat e fundit, që mos të ndodhim më”.

“Të gjithë e dimë që kemi mundur me bë më shumë, kemi pasur raste, kemi luajtur futboll të mirë. Duhet të vazhdojmë punën, pa frikë, sepse jemi në rrugë të mbarë”, ka thënë Ujkani.