Rike Roçi duhet t’i lëshojë “fronin” Einxhel Shkirës si tifozja më seksi

Rike Roçit tashmë i duhet të lirojë fronin e tifozes më seksi shqiptare, që u vlerësua si e tillë edhe nga lajmet rozë të gazetave dhe portaleve sportive europiane, gjatë Europianit të futbollit, ku skuadra jonë kombëtare merrte pjesë për herë të parë. Rike, edhe kur ka qenë pjesë e “Big Brother”, ka rënë në sy për linjat e saj seksi dhe, sidomos, për gjoksin e bëshëm, të cilin nuk ngurroi ta nxjerrë në plan të parë në stadium.

rike

Por mbrëmë, gjatë ndeshjes së Kombëtares shqiptare me Lihtenshtejnin, ra në sy një tjetër tifoze superseksi, por përsëri brune. Ajo është Einxhel Shkira, prezantuese kryesisht e emisioneve dhe lajmeve rozë në televizione dhe aktualisht prezantuese në një radio. Ajo mbrëmë, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit, ku fitues ishin kuqezinjtë, doli të jetë njëra nga tifozet më seksi, që ishin të pranishme në stadium.

einxhel

Einxhel, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndan edhe një foto nga ndeshja e djeshme, së cilës ia bashkëngjit edhe disa fjalë “#MePlis”. Në foto ajo është me folësin e lajmeve të “Klanit”, Drini Zeqo, ndërkohë që përshkrimi i fotos ngjan më shumë me një vjershë me rimë: “Tani me çifteli për Rusi, ne besojmë në kuq e zi!”, ka shkruar bukuroshja.