Gjermania e fortë për Çekinë (Video)

Skuadra e Joachim Loew është treguar e fortë për atë të Karel Jarolim. Kampionët e Botës mposhtën Çekinë me rezultat të pastër 3:0, duke vazhduar kryesimin në Grupin C me gjashtë pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve.

Golat për ekipin e Loew i shënuan ylli i Bayern Munichut, Thomas Muller dhe ai i Real Madridit, Toni Kroos.

Muller realizoi golin e parë dhe të tretë (13’ dhe 65’), derisa Kroos realizoi golin e dytë (49’).