Interesim i jashtëzakonshëm i mediave në prag sfidës ndaj Kroacisë

Dueli ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë ka marrë vëmendjen e jashtëzakonshme të shumë mediave, të cilat kanë ndjekur Kosovën gjatë seancës së fundit stërvitore para sfidës ndaj Kroacisë dhe kanë marrë pjesë në konferencën e zakonshme para ndeshjes për media, shkruan Gazeta Sheshi.

Në sallën e gazetarëve është vënë re interesim i madh i gazetarëve nga shumë vende të ndryshme të Europës si: Kroacia, Maqedonia, Italia, Spanja, Japonia dhe shumë vende të tjera.

Për pak çaste pritet të fillojë edhe konferenca e rregullt e përfaqësueses ku do të paraqitet Albert Bunjaki dhe njëri nga futbollistët e Kosovës.

/Gazeta Sheshi/