​Barcelona shkruan për Labinot Kabashin dhe Kosovën (Foto)

Skuadra e Barcelonës përmes faqes së saj zyrtare ka shkruar për ftesën që Kosova i ka bërë talentit të saj U18, Labinot Kabashi.

Ai është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaki, për dy ndeshjet e radhës kundër Kroacisë dhe Ukrainës për kualifikimet e Kupës së Botës.

“Jam shumë krenar që do të luaj për Kosovën. Fillimisht mendoja se dikush po bënte shaka me mua. Por më pas e kuptova se është e vërtetë dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Kabashi për faqen zyrtare të Barcelonës.